Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka folur për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku e ka akuzuar se sot ai nuk ndodhet në ulëset e parlamentit prej tij.
Ndoka tha se Basha u tregua i pabesë me alternativën demokristiane, duke theksuar se nga ana e tij ai i qëndroj besnik vendimeve të opozitës siç ishte dhe djegia e mandateve.
“Zoti Basha u tregua i pabesë. Doktori po rikthehet po i merr partinë. Por Basha u tregua i pabesë me alternativën demokrasitiane.
Prej Bashës PDK nuk hyri në parlament. Unë prej tij dorëzova mandatin, i ndejta dhe katër vjet në opozitë”,
u shpreh Ndoka.