Napoli dhe Juventusi për trofeun e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare

0
Gjigandi

Napoli dhe Juventusi do të luftojnë për trofeun e Kupës së Italisë në ndeshjen e sotme finale në Stadiumin Olimpik të Romës.

Finalja, e cila nis në orën 21:00, do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të rrezikut nga pandemia koronavirus, por tribunat pritet të mbushen me koreografi tifozësh duke e përdorur teknologjinë.

Për shkak të ndryshimit në format, nëse ndeshja mbyllet baras pas 90 minutave, atëherë nuk do të ketë kohë shtesë, por penallti.

Kushdo që fiton sonte mes Gennaro Gattusos dhe Maurizio Sarrit, do ta ngrejë për herë të parë trofeun e Kupës së Italisë.

RonaTyra

Napoli e ka fituar këtë trofe pesë herë, më së fundmi më 2014. Ndërsa, Juventusi e ka fituar atë 13 herë.

Sarri do të luajë me skemë 4:3:3, me Costan, Dybalan dhe Ronaldon në sulm.

Formacioni zyrtar i Juves: Buffon: Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Cristiano Ronaldo

Gattuso do të luajë me një formacion 4:3:3, me Callejon, Mertens dhe Insigne në sulm, ndërkohë që Elseid Hysaj është lënë në stol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu