Trajneri i Leipzig, Nagelsmann, ka dhënë disa komente lidhur me Timo Werner dhe largimin e tij të mundshëm.
Werner po lidhet me kalimin e mundshëm te skuadra e Chelsea, madje tashmë thuhet se marrëveshja ekziston.
Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, është pyetur se si do të zëvendësohet ylli gjerman dhe përgjigja e tij ishte mjaft interesante.
“Nuk është e mundur të zëvendësohet ai. Nuk mund të klonojmë një lojtar. Nëse Timo largohet, gjëja kryesore do të jetë të zëvendësojmë 34 gola në sezon”, ka thënë Nagelsmann.
“Ky do të ishte synimi kryesor, që me gjasë nuk mund të zgjidhet nga vetëm një lojtar. Nëse është e rëndësishme që ne të kemi shifrat e njëjta në fund, kjo do të jetë komplekse”, shtoi trajneri gjerman.
Milot Rashica është në mesin e emrave që përmendët si zëvendësues potencial i Werner te skuadra e Leipzig.