“Na sheh nga Parajsa?” Vdiq në Wuhan, vjen në jetë djali i mjekut hero!

0
Gjigandi

“Na sheh nga Parajsa? Dhurata e fundit që më bëre, erdhi në jetë sot”! Bashkëshortja e mjekut hero, i pari që paralajmëroi për koronavirusin e ri në Wuhan dhe që humbi jetën pikërisht prej tij, ka dhënë lajmin e bukur.

Djali i tyre i dytë lindi në një spital të këtij qyteti. Li Wenliang vdiq në fillim të shkurtit pas infektimit me Covid-19, kur e shoqja ishte shtatzënë. Li u kritikua ashpër për faktin që sipas autoriteteve vendase kishte “përhapur fjalë” duke paralajmëruar për një sëmundje të re misterioze në fundin e muajit dhjetor.
Oftalmologu që punonte në spitalin qendror të Wuhan-it ishte përpjekur të jepte alarmin për rastet e shtuara të një “pneumonie të çuditshme”. Për këtë dhe u mor në pyetje nga policia, e cila e akuzoi se kishte bërë “ komente të rreme në internet mbi një shpërthim të pakonfirmuar SARS-i”.
Shpërthimi epidemik më vonë u pohua të ekzistonte vërtet, edhe pse nuk ishte SARS, por një koronavirus i ri. Li u rikthye në punë ku u infektua nga një pacient që nuk dihej se e kishte marrë sëmundjen. Ai vdiq në moshën 33-vjeçare duke lënë pas të shoqen dhe një djalë 5 vjeç. Një hetim zyrtar e shfajësoi nga akuzat dhe partia komuniste kineze I ofroi familjes një “apologji solemne”, siç thuhet në shtypin vendas.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu