Një talent i ri i futbollit po rritet në Zvicër. Bëhet fjalë për Endrit Mustafin, i datëlindjes 10 korrik të vitit 2010.
Ai është një nga talentet më të mëdhenj të FC Buchs SG dhe luan në pozicionet e mesfushorit dhe sulmuesit, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.
Endriti ka lindur në Zvicër, por me origjinë është nga fshati Llojan i komunës së Likovës – Kumanovë, është djal i Lulzim Mustafit.
Daja i tij Enez Haxhi Murati nga Çerkezi i Kumanovës i ka treguar gazetarit Reshat Ibrahimi se nipi i tij i vogël, Endriti, është përzgjedhur në mesin e pesë talenteve më të mirë nga FC Buchs për testime nga Federata e Futbollit e Zvicrës Lindore dhe partnerët e saj.
Ai poashtu ka thënë se Endriti vlerësohet shumë nga trajneri i tij dhe se i posedon të gjitha shkathtësitë e nevojshme që një ditë të bëhet yll i vërtetë i topkëmbës.
“Trajneri i vet e vlerëson shumë, krahas moshës që ka dhe është më i riu te grupmoshat ku ai lua. Është intelegjent, është organizator i lojës së ekipit të tij dhe ka gjuajtje precize. Nuk ësht vetiak. Endriti ka një ëndërr, dëshiron të bëhet futbollist, kurse lojtari i proferuar i tij është Lionel Messi”, ka thënë daja i tij Enez Haxhi Murati për gazetarin Reshat Ibrahimi.
Të shpresojmë se, Endriti do ti kalojë me sukses provat dhe ta shohim sa shpejtë në ndonjë klub të madh europian.