Mustafi lavdëron Artetan: Ai është si profesor

0
Gjigandi

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi e ka lavdëruar trajnerin e Arsenalit, Mikel Artetan, për të cilin thotë se e ka bashkuar skuadrën e Topçinjve. Mustafi e ka përshkruar trajnerin e tij si profesor.

Mikel Arteta është lavdëruar nga shumë tifozë dhe analistë të futbollit për punën që e ka bërë në Emirates që kur u emërua aty trajner në dhjetor të vitit të kaluar, pasi i ka humbur vetëm dy nga 15 ndeshjet që i ka drejtuar.

Nën drejtimin e Artetas, edhe Mustafi ka arritur të fitojë më shumë minuta lojë sesa nën drejtimin e trajnerit të kaluar, Unai Emeryt, gjatë kohës së të cilit përflitej vazhdimisht për një largim të mundshëm të Mustafit nga Emirates.

“Ai është pak si një profesor”, ka thënë përfaqësuesi gjerman me origjinë shqiptare, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Ai e di saktësisht se ku dëshiron të shkojnë lojtarët kur e kanë topin dhe si duhet të reagojmë kur e humbim topin. Është me të vërtetë një gjë e veçantë”.

RonaTyra

“Kur unë pasoj, unë zakonisht fokusohem se ku duhet të jem nëse e humbim topin, por ai dëshiron që unë të kontribuoj më shumë edhe në sulm. Kështu ne vazhdimisht duhet ta bëjmë veten opsion për lojtarin që e ka topin”.

“Kur je 28-vjeçar dhe luan në vende të ndryshme me trajnerë të ndryshëm, ti mendon se di gjithçka. Por, pasatj ai erdhi këtu dhe na ka mësuar gjëra të cilat s’i kam ditur kurrë më parë”.

“Nganjëherë ne nuk e kuptojmë se çfarë pune të vështirë ka ai. Nga 25 lojtarë, ndoshta 20 pajtohen me trajnerin dhe pesë ende mendojnë se ne do të duhej të luanim ndryshe”.

“Që kur ka ardhur Mikel, ai e ka përkrahjen e të gjithë 25 lojtarëve dhe kjo nuk është diçka e lehtë për t’u arritur. Të gjithë e kuptojnë dhe gjithçka që ai thotë ka kuptim. Nuk mund të ankohemi për asgjë. Të gjithë kanë përfituar, edhe Mesut Ozil” . 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu