Kriza/ “Edhe këngëtarët të punojnë në ndërtim”- Elton Deda ironizon deklaratën e ministres së Financave: Po e mendoj seriozisht që…

0
Gjigandi

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar ditën e sotme se punëtorët e fushave të ndryshme duhet të tregohen fleksibël gjatë kësaj periudhe dhe të punojnë në sektorin e ndërtimit.

Këtë deklaratë, ministrja Denaj e ka bërë gjatë një interviste në AbcNews me gazetarin Enkel Demi.

Ky i fundit e ka pyetur për ankesën e këngëtarëve, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë mbetur papunë, por ministrja është shprehur se puna në ndërtim vlen për të gjithë, edhe për këngëtarët.

“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë. Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim”, është përgjigjur Denaj.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar këngëtari i njohur, Elton Deda, i cili me ironi e ka falënderuar ministren për sugjerimin e saj për të punuar në sektorin e ndërtimit, tashme që muzika nuk ofron mundësi.

RonaTyra

“Zonja Ministre. Po mendoj seriozisht për ketë sugjerim tuajin. Te falënderoj nga zemra. Kel Demi kam nevoje te vërtetosh ketë gjë, nëse është fals apo i vërtete”, shkruan Elton Deda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu