Në emisionon Top Talk, deputeti Myslim Murrizi është shprehur se asnjë kompromis kombëtar e ndërkombëtar nuk e ndryshon votën kundër pseudoreformës.
Sipas tij Këshilli Politik nuk ka bërë një marrëveshje por ka bërë një pseudo reformë dhe pazare mes palëve.
“ Me ambasadoren Yuri Kimn dhe ambasadorin Soreca, u kemi thënë që ne kemi votat dhe nuk duam që të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë. Nëse ju mendoni se jeni më mirë me këta që ikën jashtë se ne që qëndruam brenda. Atëherë po ikim edh ne dhe gjeni votat.”
“Unë do ta vlerësoja shumë po të kishte marrëveshje. Por është një pazar i pistë për të ruajtur monopolet partiake. Asgjë s’ka ndodhur nga ajo pseudo dakordësi. “ tha Murrizi.
Më tej ai ka shtuar se grupi që ai përfaqëson dhe grupet e tjera, nuk do të votojnë arnime të miratuara në këshilli.
“Nuk desha të votoj jashtë asaj që para një viti kemi nënshkruar sistem të hapur dhe Komisione politike, nuk i kemi në po i ka rekomandime OSBE/ ODHIR. Nuk më ipresioon fare nëse Soreca apo Boschard, mohojnë çfarë kanë artikuluar. Nuk votoj absolutisht unë dhe grupi që përfaqësoj por edhe dy kolegët e mi dy kryetarët e opozitës, asnjë lloj arnimi të asnjë lloj këshilli apo komiteti kudo që të jenë hartuar. Në cilën do rezidencë të kujdo ambasade.” tha Murrrizi.
Shkruar nga: top-channel.tv