Këngëtarja shqiptare Vesa Luma, ka tash e sa vjet që është shpërngulur në Oqeaninë e largët.
Ajo zgjodhi Zelandën e Re si vendbanim të përhershëm, së bashku me bashkëshortin, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre të vogël, Lianin.
Duke u larguar nga jeta artistike në Kosovë drejt kontinentit të largët, Vesa shpesh është përballur me pyetjen se pse zgjodhi të largohej për atje.
Megjithatë, duket se përveç kushteve për një jetesë më të mira, duket se Luma ka edhe një tjetër përgjigje.
Bëhet fjalë për mrekullitë e parajsës që të ofron Zelanda e Re, që shquhet si një prej vendeve më të bukura në botë.
Ajo ka publikuar së fundmi për fansat e saj në TikTok dhe Instagram disa video, ku shihet duke shijuar kënaqësinë një park paqësor së bashku me djalin e saj në Zelandë.
“Kur ata më pyesin se pse zgjodhe Zelandën e Re”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Amanet” në mbishkrimin e një prej videove.
Përkundër largësisë, Vesa përndryshe kujdeset që të vizitojë shpesh familjarët e saj në Kosovë dhe Shqipëri.
/abc24.al/
Foto: Vesa Luma/Instagram