Motra e Nuredin Dumanit jep dorëheqjen nga detyra në ministrinë e Jashtme: Jam në rrezik për jetën

0
110
Gjigandi

Motra e Nuredin Dumanit, ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj pak minuta më parë.

Përmes një letre të bërë publike, Xhuljana Dumani shkruan “ E vërteta ime e vetme është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait tim, me dëshirën e një vajze 24-vjeçare, arsimuar me rezultate shumë të mira”. Sakaq, shton se “Si rezultat i këtyre publikimeve të pavërteta, prej 48 orësh jam në rrezik për jetën dhe e ekspozuar publikisht, jo vetëm unë por edhe kolegë me të cilët punoj prej pak kohësh, e për të cilët do të ruaj vlerësimin tim maksimal”.

Kujtojmë se Nuredin Dumani akuzohet për dhhjetëra vrasje me pagesë në Shëipëri, ku dhe ka marrë stratusin i penduari i drejtësisë.

Letra e Plotë:

Të nderuar,

Prej së shtunës, 18 qershor 2022 jam bërë objekt i keqinformimi të opinionit publik nga disa media, mbi rrezikun që unë si individ paraqes për sigurinë kombëtare dhe institucionin që punoj prej pak muajsh si staf teknik.

Si rezultat i këtyre publikimeve të pavërteta, prej 48 orësh jam në rrezik për jetën dhe e ekspozuar publikisht, jo vetëm unë por edhe kolegë me të cilët punoj prej pak kohësh, e për të cilët do të ruaj vlerësimin tim maksimal. E vërteta ime e vetme është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait tim, me dëshirën e një vajze 24-vjeçare, arsimuar me rezultate shumë të mira.Për shkakun tim prej 48 orësh po akuzohet padrejtësisht edhe institucioni ku unë prej pak kohësh kam dhënë kontributin tim, në një detyrë tërësisht teknike, pa asnjë lidhje për sa pretendohet në media, për akses në dokumentacion të klasifikuar. Jam baltosur në mënyrë të padrejtë e po vijoj të baltosem e të rrezikohen çdo orë e më shumë për shkak të publikimit të të dhënave të mia personale, fotografive, vendit të punës etj, duke ekspozuar seriozisht edhe persona të tjerë, “faji i vetëm” i të cilëve është ndarja e orëve të punës me mua.

Duke i kërkuar ndjesë institucionit që nuk i kam kryer asnjëherë, që për shkakun tim është sulmuar për ushtrim detyrash më lejoni të jap dorëheqjen e parevokueshme dhe të menjëhershme nga detyra.

Me respekt,

Xhuljana Dumani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu