Merr flakë në ecje makina në autostradën Fier-Vlorë, shpëton mrekullisht shoferi

0
Gjigandi

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:10 Burime zyrtare nga polica bënë me dije se ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu