Ish-kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana, qytet i destinuar të rritet

0
14
Gjigandi

Njëzetë e dy shtetas të huaj u betuan para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht edhe nënshtetësinë shqiptare, mes tyre edhe deputeti Avdullah Hoti.

Gjatë ceremonisë së betimit, kryebashkiaku Veliaj tha se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet. Sakaq shtoi s  marrja e shtetësisë shqiptare duhet konsideruar si një mision për progres dhe për të çuar përpara ambiciet e vendit tonë.

“Në këto 102 vjet si Kryeqytet ne kemi pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme nisi si një qytezë e vogël, kurse sot është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë. Qyteti vjet u rrit me 32 mijë banorë, ose ndryshe 10 mijë apartamente dhe 10 mijë makina. Tirana është një qytet, i cili vetëm rritet dhe shërbimet ndaj qytetarëve kërkojnë standardet që kemi vendosur këto vite.Rëndësia për të pasur qytete progresive, qytete me mendje të hapur, qytete ku ne gjejmë arsyet që na bashkojnë, jo të shikojmë dallimet që kemi me njëri-tjetrin, janë qytetet e të ardhmes! Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”, tha ndër të tjera Veliaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu