Morina: Mërkella dhe Pançev – të rrezikshëm 

0
Gjigandi

Arbnor Morina, ish futbollisti i gjeneratës së artë të KF Prishtina ka kujtuar me mallëngjim një fotografi të vjetër-fitoren kundër Partizanit të Beogradit në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

56 vjeçari i ka treguar gazetarit Reshat Ibrahimi se fotoja është e vitit 1986 dhe se interesimi për këtë ndeshje derbi kishte qenë i madh.

“Kjo fotografi është nga ndeshja kundër Partizanit kur i kemi mundur në Prishtinë me rezultat 1:0 me golin e realizuar nga Fadil Muriqi.

Në këtë ndeshje jo zyrtarisht është thyer rekordi i stadiumit mbi 37-38.000 spektatorë, flitet që edhe disa mijë kishin mbetur jashtë.

Ky lojtar afër meje është Xhelmash. Partizani ka qenë i pari e ne të shtatët në tabelë. Jemi mbajtur mirë me skuadrat nga katërshi i madh. Kemi fituar ndaj të gjithëve, kurse C. Zvezdën e kemi fituar në mes Beogradit”, kujton Morina, ish mbrojtësi legjendar.

RonaTyra

Ai tregon se cilët sulmues ishin më të vështirë për t’i ndalur.
“Po Mërkella, Adamoviç dhe Pançev kanë qenë lojtarët më të rrezikshëm që kam pasur punë në atë kohë”, tregon Arbnor Morina.

Morina aktualisht është drejtor sportiv i Flamurtarit të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu