Babai i trajnerit të Aston Villës vdes pas infektimit me koronavirus

0
Gjigandi

Babai i trajnerit të Aston Villës, Dean Smith, ka ndërruar jetë katër javës pas infektimit me Covid-19.

Ron Smith ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, ka njoftuar klubi anglez.

“Ron, i cili së fundmi ishte duke jetuar në një shtëpi kujdesi pas diagnostikimit me dementia para gjashtë vjetësh, u infektua me koronavirus para katër javësh dhe pas një periudhë të shkurtër në spital vdiq pranë familjes së tij”, ka njoftuar Aston Villa.

“Një tifoz prej shumë kohësh, Ron ishte roje në (stadiumin) ‘Villa Park’ për shumë vjet dhe përcolli dashurinë e tij për klubin te fëmijët e tij. Siç ishte i rregullt në ndeshjet në shtëpi, Ron ishte gjithashtu dëshmitar në ditët e lavdisë në maj të 1982-s kur Villa fitoi Kupën Evropiane në Roterdam”, thuhet tutje në këtë njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu