Antoine Griezmann është kthyer në një pikë kryesore bisedimesh në Barcelonë gjatë javëve të fundit.
Francezi e ka nisur ndeshjen nga stoli në tre nga katër ndeshjet e fundit të Blaugranave në La Liga dhe është futur si zëvendësues në secilën prej tyre. Në fakt, sulmuesi u fut në lojë vetëm në minutën e 90 kundër ish-klubit të tij, Atletico Madrid, të martën në mbrëmje.
Të dy, babai dhe vëllai i Griezmann, i kanë bërë të ditur ndjenjat e tyre për situatën dhe motra e lojtarit, e cila është gjithashtu agjentja e tij, do të zhvillojë një takim me Barcelonën javën tjetër për të diskutuar çështjen, shkruan Le Parisien.
Sidoqoftë, gazeta franceze shkruan se Griezmann nuk po mendon të largohet nga klubi dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje shkëmbimi për një lojtar tjetër këtë verë.
Në Itali shkruajnë se francezi mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi për të sjellë Lautaro Martinez në Camp Nou nga Interi.
Në anën tjetër MARCA shkruan se Barcelona nuk e ka ndërmend të përdorë Griezmannin në ndonjë marrëveshje këmbimi – dhe se klubi dëshiron që ai të qëndrojë, sikurse edhe lojtari.
Sipas Le Parisien, Quique Setien e kishte paralajmëruar Griezmannin që do të kishte pak minuta gjatë dy javëve të fundit.
Sidoqoftë, Nr.7 i Barcelonës nuk priste të futej në lojë vetëm në minutat e fundit kundër Atleticos.