Superliga e futbollit në ShBA është goditur nga rezultatet e Covid-19.
Të gjitha skuadrat e MLS janë testuar për koronaviurs dhe rezultatet e arritura nuk kanë qenë më të mirat e mundshme.
Sipas njoftimit të MLS, 26 raste kanë rezultuar pozitivë në testimet për Covid-19.
Nga këto 26 raste, 20 numërohen lojtarë, kurse gjashtë të tjerë janë nga pjesa e stafit të skuadrave.
Këto rezultate kanë shtuar dyshimet para rifillimit të sezonit, për të cilin janë bërë të gjitha planet.
Sezoni në MLS pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.