MKRS-ja shpërblen boksieren Donjeta Sadiku me 14 mijë euro

0
MKRS-ja shpërblen boksieren Donjeta Sadiku me 14 mijë euro
Gjigandi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka organizuar ceremoninë për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i dhuroi shpërblimin shtetëror bosksieres Donjeta Sadiku në vlerë prej 14 mijë eurosh dhe trajnerës Mariola Sallauka në vlerë prej 7000 eurosh.

Me këtë rast ministri i MKRS-së Hajrullah Çeku, ka thënë se fitorja e Sadikut është moment historik për Kosovën.

Na ke bo me u ndje hala ma mirë. Urime në emër të gjithë Qeverisë së Kosovës për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Na ke bë shumë më të lumtur. E kemi ditë që suksesi juaj është t’u ardh, por nuk e kemi ditë cili në çfarë momenti. Është një moment shumë historik për vendin tonë edhe për sportin e veçanërisht për boksin. Po na bënë të lumtur që vajzat e Kosovës po na bëjnë me u mburr në të gjithë botën

RonaTyra

“.

Faleminderit për punën që e ke bërë për përkushtimin e po të uroj suksese. Neve na ke mbështetje dhe do të mundohemi që me i krye të gjitha detyrat tona që Ti me qenë sa më e përgatitur në suksesin e radhës

“, tha Çeku.

Po i’a ndaj,ë shpërblimet shtetërore për arritjen, mirëpo kjo s’ka me qënë e fundit, pra në vlerë prej 14 mijë euro për Donjetën, ndërsa trajnerës shpërblimin në vlerë prej 7000 euros

h”.

Unë besoj që ne duhet të shkojmë në dy rrugë në të njëjtën kohë, angazhimi ynë për zhvillimin e sportit që është i përgjithshëm.. në muajin korrik do ta mbajmë tryezën e dytë të sportit dhe strategjinë ta mbyllim këtë vit, ku përfshihet edhe infrastruktura edhe programet e trajnerëve. Ndërsa në infrastrukturës jemi duke punuar intensives për të mbyll projektet që i kemi gjete. Shumë shpejtë do ta nisim një cikël të ri, kjo është rruga e parë e përgjegjshme, e dyta që çështje specifike duhet të investojmë te talentet. Donjeta quhet një nga këto raste. Do të ulemi bashkë me federatën ta punojmë një plan shumë konkret se si të ofrohet një mbështetje

“, tha ai.

Kurse, boksierja Donjeta Sadiku është shprehur optimiste se do t’i sjell vendit edhe medalje të tjera. “Po shpresoj që kjo nuk është medalja e vetme, po besoj shumë edhe medalje të tjera”, tha ajo.

Presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi, tha se Donjeta synimet i ka në Paris 2024. “Është dasht me ju falenderu për suportin dhe përkrahjen, pa këtë përkrahje as rezultatet skishim mujt me ardhë. Donjeta synimet i ka në Paris 2024. Donjeta është në fazën më të mirë të mundshme, besoj që do të na bënë krenar edhe në paris 2024”.

Me jemi shumë të kënaqur me këtë bashkëpunim, me këtë frymë besoj që do të vijnë edhe rezultate të tjera

“.

Besim Haliti, sekretar i KOK-ut e ka falënderuar MKRS-në për përkrahje. “Faleminderit që po na afron. Unë kam qënë i bindur që suksesi do të vij gjithsesi”.  “Besojmë që nuk kanë me mungu medalje të tjera. Faleminderit juve”, tha ai

Latif Demolli sekretar i Federatës së Boksit, ka thënë pret që bokserja Donika Sadiku të kthehet me medalje edh e nga Parisi. “Faleminderit juve që na keni prentu që na keni mbrapa, shpresojmë që Donjeta me djersën dhe mundin edhe nga Parisi do të vijë e medalje pa marr parasysh, e bronztë apo e artë”.

Një qendër sportive ku mund t’i dërgojmë të gjithë sportistët. Ne të gjitha përgatitjet i bëjmë jashtë shtetit, kemi vende malore na mungon një qendër sportive vite me radhë. Ndoshta në të ardhmen dikush di të kujtohet që Kosova ta këtë

“.

Trajneria, Mariola Sallauka, ka thënë se thënë se nga Donjeta do të këtë shumë medalje. “

E dimë krejt talentin dhe vendossh mërinë e saj. Kemi me pas shumë medalje prej saj. Po besoj që njëra ka me qenë në lojërat olimpike

“, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu