Strakosha: Ja kur ndryshoi sezoni për ne

0
Gjigandi

Portieri i Lacios, Tomas Strakosha ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Channel”, ku ndër të tjera ka falënderuar Igli Taren dhe Simone Inzagin për besim e dhënë, ka quajtur ndeshjen me Atalantën (ku po humbisnin 3-0 pjesën e parë dhe barazuan në të dytën) vendimtare për mirë, si dhe ka folur për karantinën e tij.

Karantina- Eshtë këndshëm të rikthehesh në normalitet përsëri dhe të shkelësh në fushë. E kam kaluar kohën duke parë filma dhe duke u stërvitur. Fatmirësisht kisha familjen time pranë. Shokët me të cilët kam folur janë Milinkoviç dhe Marusiç.

Falenderimi- Dua të falënderoj shumë drejtorin sportiv Tare dhe Inzagin të cilët kanë besuar gjithmonë te unë, edhe kur të tjerët nuk kishin besim.

Ndeshja me Atalantën- Sezoni jonë ka ndryshuar qysh në pjesën e dytë me Atalantën. Aty kuptuam që ne s’duhet të heqim dorë kurrë. U bindëm për potencialin dhe cilësitë tona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu