Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video nga reagimi i NATO-s ndaj pushtimit rus në Ukrainë deri tani.
Peleshi thekson se, deri tani mbi 100 avionë janë duke mbrojtur hapësirën ajrore të Shqipërisë.
“Aktivizimi i planeve të mbrojtjes, dislokimi i Forcës së Reagimit të NATO-s, mbi 100 avionë janë duke mbrojtur hapësirën tonë ajrore, mbi 120 anije aleate që mbrojnë në det dhe dërgimi nga aleatët e NATO-s të trupave dhe pajisjeve për të mbrojtur krahun tonë lindor”,
janë disa nga masat që NATO ka marr ndaj pushtimit rus thekson Peleshi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se numri i ushtarëve që Rusia ka dislokuar brenda dhe përreth Ukrainës është mbi 100 mijë dhe se kemi parë që në dy ditët e fundit ka dërguar një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake në Bjellorusi.
Stoltenberg tha se grumbullimi i forcave ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës vazhdon.
Duke theksuar se grumbullimi ushtarak është më i madhi që ka bërë Rusia që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Stoltenberg njoftoi se përfshin elementë të tillë si rreth 30 mijë trupa ushtarake, forca të operacioneve speciale, avionë luftarakë si dhe sistemet e mbrojtjes SU 35 dhe S 400.
“Njoftimi i SHBA-së dje se do të vendosë forca shtesë në Gjermani, Poloni dhe Rumani është një demonstrim i fortë i angazhimit të saj ndaj sigurisë së përbashkët”
, tha Stoltenberg.