Ministri Italian i Sportit, Spadafora, konfirmon datat për gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Italisë

0
Gjigandi

Ministri Italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka konfirmuar se gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë do të afrohen për 24 orë, pra do të zhvillohen me 12 dhe 13 qershor.

Fillimisht do të luhet Juventus-Milan (ndeshja e parë përfundoi 1-1), pastaj Napoli-Inter (napolitanët fituan 0-1 në “San Siro”).

Finalja do të zhvillohet sikurse ishte programuar më parë, të mërkurën, më 17 qershor.

“I kisha kërkuar botës së futbollit që mund të rifillonim me Kupën e Italisë, pasi do të ketë tri ndeshje, dy gjysmëfinale dhe finalja, të transmetuara nga Rai, për këtë arsye mund të shihen nga të gjithë italianët”, ka thënë Spadafora.

Detajet do të komunikohen shumë shpejt nga Liga e Serisë A, por ka mundësi që ndeshjet të luhen në orarin e ri të mbrëmjes, 21:45.

RonaTyra

E njëjta fashë orari do të përdoret duke filluar nga 20 qershori, kur të rinisë edhe kampionati i Serisë A. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu