Milot Rashica dhe Werderi mbeten në Bundesligë

0
Gjigandi

Një autogol ishte thuajse vendimtar në garën për të përcaktuar skuadrën e fundit që do të luajë në Bundesligën e Gjermanisë në futboll në edicionin e ardhshëm.

Në ndeshjen e kthimit të plejautit për Bundesligë, Werder Bremeni të hënën mbrëma barazoi 2:2 në udhëtim ndaj Heidenheimit. Barazimi i mjaftoi skuadrës së Milot Rashicës për të mbetur në elitë, falë rregullit të golit si mysafir.

Ndeshja e parë e luajtur në Bremen kishte përfunduar pa gola.

Norman Theuerkauf shënoi autogol në minutën e tretë për avantazhin e Werderit. Ishte moment thuajse vendimtar. Shifrat në 1:1 u barazuan vetëm në minutën e 85-të kur realizoi Tim Kleindienst. Edhe dy gola tjerë u shënuan në minutat shtesë. Fillimisht në minutën e 94-t Werderi kaloi në epërsi 2:1 falë golit të Ludwig Augustinsson. Ndërsa Kleindienst realizoi penallti në minutën e 98-të për rezultatin 2:2.

luajti deri në minutën e 80-të për Werderin. Kjo skuadër vetëm në xhiron e fundit ishte ngritur në pozitën e 16-të në Bundesligë dhe kishte siguruar ndeshjen e barazhit. Ndërkohë Heidenheimi u rendit i treti në Bundesliga 2.

RonaTyra

Rashica me shumë mundësi e ka luajtur ndeshjen e fundit për Werderin. Ai pritet të transferohet këtë verë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu