Tre futbollistët protagonistë janë rrëfyer për incidentin që kishte ndodhur në ndeshjen Rad – FC Prishtina, në kuadër të ligës së ish-Jugosllavisë, në vitin 1988.
Bëhet fjalë për Sahit Kelmendin, Abdyl Bellopojën dhe Xhevdet Muriqin.
Në ish-Jugosllavi, incidentet në sport do të ishte pikënisje e zhvillimeve të reja. Inkuadrimi i FC Prishtinës në ligën e parë, nuk pritej mirë aspak nga skuadrat tjera.
Në një rrëfim të jashtëzakonshëm, Kelmendi, Bellopoja dhe Muriqi do të bëheshin protagonist në ndeshjen mes Radit dhe FC Prishtinës, ku Kelmendi përfshihet në një rrahje me një mbrojtës serb.
Ata për herë të parë tregojnë se çfarë saktësisht ndodhi në atë ndeshje.
“Ndeshja është luajtur të shtunën dhe pas përfundimit të ndeshjes, ai më është vërsulur me lojtarët e Radit, dhe unë e prita atë me boksa dhe shkelma, por isha i rrethekuar, por më pas Xhevdeti dhe Abdyli më erdhën në ndihmë”, u shpreh Sahit Kelmendi, ish-futbollisti i FC Prishtinës në RTK.
“Kemi pasur gjithmonë probleme me të, por kulmi ishte me Radin në Beograd, tregoi ai.
Për këtë incident ka folur edhe ish-sulmuesi i prishtinasve, Xhevdet Muriqi, i cili i doli në krah Kelmendit.
“Ishte futbollist provokues, por në atë moment kanë reaguar të gjithë futbollistët e Prishtinës. Sahiti ishte i rrethuar, dhe unë e Xhevdeti nuk ishim afër, por e rrethekuam Sahitin”, potencoi Muriqi.
Për, fund foli edhe Abdyl Bellopoja, i cili u përfshi në këtë rrahje.
“Mbrojtësi serb, Millosh, ishte rritur në Prishtinë me gjyshërit e tij, por kishte probleme edhe më herët këtu”, tha Bellopoja në mes të tjerash.