Milani është duke e lënë ende në pritje Alessio Romagnolin për marrëveshjen e re në “San Siro”, pasi për momentin nuk e ka prioritet vazhdimin e kontratës me kapitenin.
“Tuttosport” shkruan se klubi ka vendosur t’i shtyjë bisedimet për kontratën e re, ndonëse kontrata i përfundon në qershor të vitit 2022.
Megjithatë, gazeta nënvizon se “Rossonerët” do të ulen shumë shpejt për bisedime me qendërmbrojtësin, nëse dëshirojnë të shmangin skenarin e njëjtë si ai i Gianluigi Donnarummas.
Romagnoli, këtë edicion, ka luajtur në 29 ndeshje me “kuqezinjtë”.