Milani në telashe, i lëndohet një tjetër futbollist

0
Gjigandi

Milani ka rinisur përgatitjet për të qenë gati për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, ku përveç kampionatit, është në garë edhe në Kupën e Italisë, pasi do të startojë pikërisht me gjysmëfinalen e kthimit ndaj Juventusit.

Megjithatë trajneri Stefano Pioli nuk po kalon ditë të qeta, pasi pushimi i gjatë dhe fillimi menjëherë i përgatitjeve me intensitet të lartë, ka sjellë pasoja për futbollistët kuqezinj, duke qenë se i pari që u dëmtua ishte Zlatan Ibrahimovic.

Përveç Ibrës, ditën e sotme është ndalur edhe mbrojtësi brazilian Leo Duarte, i cili i ishte nënshtruar një operacioni në muajin nëntor dhe që prej asaj kohe ishte jashtë fushave të lojës.

Por kur dukej se kishte lënë pas krahëve dëmtimin dhe do të ishte gati për sprintin final të kampionatit, mbrojtësi brazilian ka ndjerë një tjetër shqetësim, ndërsa analizat paraprake flasin për një lëndim që do ta lërë jashtë fushave për të paktën një muaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu