Në rastin e një lamtumire të Zlatan Ibrahimovic, Milan ka bërë gati një plan B që përfshin 3 emra, sipas Tuttosport.
I pari është ai i Mario Mandzukic, i cili është kërkuar edhe janarin e kaluar nga kuqezinjtë pikërisht si zëvendësues i suedezit.
I dyti është Olivier Giroud, i cili mund të largohet nga Chelsea për shkak të konkurrencës së lartë.
I treti është ylli i Real Madrid, Luka Jovic.