Milan shfrytëzon krizën, transferon me çmim të lirë yllin holandez

0
Gjigandi

Milan po përgatitet të sjellë Memphis Depay nga Lyon për 20 milionë euro, duke përfituar nga rënia e çmimit në tregun e lojtarëve shkaku i pandemisë së koronavirusit, shkruan Tuttomercatoweb.

Sipas medieve në Itali, oferta prej 20 milionë euro do të kishe edhe shpërblime të caktuara për të ardhmen.

Jo shumë kohë më parë, Milan ishte përpjekur për një transferim të Depay, dhe Lyon kërkonte 50 milionë euro.

Sidoqoftë, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo, veçanërisht në lidhje me çmimet e lojtarëve, të cilët kanë rënë jo pak, shkaku krizës së madhe në futboll.

Depay ka një kontratë me Lyon deri në vitin 2021, dhe duke pasur parasysh se kampionati i futbollit në Francë ka përfunduar, është e qartë se Lyon sezonin tjetër nuk do të jetë pjesë e Evropës, diçka që mund të shty holandezin të ndërrojë skuadër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu