Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbëritur në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri- SHBA.
Mike Pompeo vjen në Tiranë më ftesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.
“Ditën e hënë, në orën 10:00, në Hotel “Sheraton”, Kuvendi i Shqipërisë, me nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nën kujdesin e Kryetarit të Grupit, z. Taulant Balla, do të organizojë një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në këtë veprimtari do të përshëndesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe personalitete të tjera të larta”, thuhet në njoftim.