Meta ‘thumbon’ Ramën me videon për ndryshimet Kushtetuese: Meriton vetëm duartrokitje

0
Gjigandi

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka shpërndarë pamjet, ku shihet kryeministri Edi Rama teksa flet për ndërhyrjet Kushtetuese dhe thotë se nuk mund të kryhen si një proces partiak.

Kujtojmë se PS-ja ka dalë pro listave të hapura, ndërsa në Komisionin e Ligjeve është miratuar ndalimi i koalicioneve parazgjedhore si dhe pro listave të hapura.
Ndërkohë sipas Metës, vizioni i dikurshëm i Ramës për të mos bërë ndryshime partiake në kushtetutë është për tu duartrokitur.
“Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje! 👏Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!”, shkruan Meta.
  Deklarata e Ramës
Çdo ndërhyrje në Kushtetutë pavarësisht se nuk përbën asnjë lloj sakrilegji në vetvete, imponon domosdoshmërisht që në funksion të stabilitetit dhe të forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë dhe më fillestar i saj. S’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe aq më pak një proces politik i njëanshëm. Padyshim edhe në qoftë një proces politik i gjithanshëm kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi në jetën e të cilit partitë politike përfaqësojnë shumëçka por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu