Basha në Ndroq: Plani ynë për bujqësinë, subvencionet drejtpërdrejtë tek fermeri, në bazë të prodhimit

0
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot fshatarë dhe fermerë të Njësisë Administrative të Ndroqit.

Në takimin me banorë të zonës, z.Basha u njoh me problematikat e tyre që lidheshin më shumë më bujqësinë dhe pamundësinë e fermerëve për të nxjerrë fitime të mjaftueshme për jetesën. Një nga fermerët, u shpreh se për një farë duhet të paguante 15 mijë lekë së bashku me plehun kimik.
“Pyesni dhe fshatarë të tjerë, po diti njeri se si e ka emrin Ministri i Bujqësisë… Ka 7-8 vite që situata merr për poshtë, por 4 vjetëshi i fundit për ne nuk ka ekzistuar fare”.
Fermerët shprehën shqetësime edhe për infrastrukturën rrugore. Fermerët i thanë Bashës se e kanë të pamundur të nxjerrin prodhimet e tyre në treg për shkak të mungesës së rrugëve.
Çmimi i naftës është një tjetër shqetësim që ngritën fermerët e Ndroqit. Sipas tyre, taksat e lartë e naftës rrit kostot e prodhimit dhe ul fitimin, duke bërë që shume fermerë të heqin dorë nga bujqësia e t`i lënë tokat djerrë.
Lulzim Basha: Paketa jonë është e qartë. Ne do të kemi po atë skemë subvencionesh që ka edhe Kosova, edhe Maqedonia e Veriut. Subvencionet nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek prodhuesit. Në bazë të prodhimit do të marrin subvencion.
Prodhimet e tyre do të mbrohen dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa patur një tarifë të barasvlefshme me subvencionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre. Prodhimi i fermerëve shqiptarë dhe fermerët shqiptarë do të jenë të parët në tregun tonë, ndërkohë që do të bëjmë gjithçka për të nxitur edhe eksportin e tyre.
Ne do të akordojmë 50 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe do të investojmë për infrastrukturen rrugore të fshatrave.
Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të mundësojmë që edhe prodhimet tona të bëhen më konkuruese, edhe shërbimet tona të bëhen më konkuruese si në fshat, ashtu edhe në qytet.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu