Gjatë vizitës që po zhvillon në Japoni Presidenti i Republikës Ilir Meta është pritur në një takim edhe nga Kryeministri i këtij vendi. “Japonia, një partner shumë i çmuar dhe i besueshëm”, shkruan Meta në shenimin e tij në lidhje me këtë takim. Ja njftimi i plotë në facebook: Kënaqësi të pritesha sot nga Kryeministri i Japonisë, z.Shinzo Abe. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona, të shkëlqyera. Japonia, një partner shumë i çmuar dhe i besueshëm. Besojmë se së shpejti, qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza drejt Japonisë dhe kryeministri Abe të vizitojë Shqipërinë.