Meta: Rama kërkon të zhvendos vëmendjen nga korrupsioni kur kërkon hetimin tim dhe të Berishës

0
Meta: Rama kërkon të zhvendos vëmendjen nga korrupsioni kur kërkon hetimin tim dhe të Berishës
Gjigandi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, pas thirrjeve të këtij të fundit për të hetuar atë dhe kryeministrin Sali Berishën.

Në një komunikim me gazetarët, kreu i shtetit nënvizoi se Rama kërkon të zhvendos vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë, kur kërkon që SPAK të hetojë presidentin apo Berishën.

“Po për ato qindra milionë euro që ia marrin Shqipërisë investitorë të huaj për shkak të biznesit të arbitrazhit që bëjnë këta. Do hetojë Saliun ai për non grata? Në bazë të dhënave të OJQ-ve, të Ramës dhe Sorrosit, ju e dini sesi funksionojnë mediat, i kemi edhe të agjencisë së Edi Ramës. Kush i ka penguar të hetojnë Saliun? Kush e pengoi SPAK-un të hetojë Ilirin? Këto bëhen që të spostohet vëmendja dhe ky [Edi Rama] të mos rrijë më i dyti në botë por duhet të takojë i pari [për korrupsion]”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se javët e fundit kryeministrit Edi Rama ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme SPAK të hetojë Berishën dhe Metën. Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria mezi pret që të shikojë Ilir Metën para SPAK-ut.

Në vazhdim të fjalës së tij sot, Meta u përgjigj edhe për shkrimin e gazetës austriake “Kronen Zeitung” që e akuzon se ka paguar 700 mijë dollarë për një foto me presidentin amerikan Donald Trump ditën e betimit të tij si president.

RonaTyra

Meta e cilësoi këtë lajm një mashtrim të ricikluar nga ‘rilindja’.

Meta tha se ka lajmëruar Ambasadën shqiptare në Austri, ndërsa paralajmëroi padi për autorët e shkrimit, emrat e të cilëve siç tha shumë shpejt do t’i bëjë publikë.

“Do jetë edhe një gjyq në Vjenë për këtë shkrim të kësaj gazete. E gjitha është vetëm një mashtrim. Këto foto i kam bërë që 30 vjeç me personalitete nga e gjithë bota, e kam nxjerrë mallin e fotos. As nuk kam paguar e as nuk do të paguaj asnjë cent për asnjë lloj fotoje apo lobimi. Kemi njoftuar ambasadën në Vjenë për t’i informuar për korrektësi. Por të mos isha president nuk do t’i padisja. Ato do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe nga avokatët atje për të më përfaqësuar mua. Do t’i nxjerrë me emër të gjithë ata që kanë shkruar”, tha Meta.

Meta theksoi se kjo është një çështje që ka marrë përgjigje shteruese në vitin 2018 nga LSI, dhe shpjegoi se në 2017 ka qenë në SHBA bashkë me deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar nga komiteti organizator i ceremonisë në cilësinë e kryetarit të parlamentit.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu