Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të ndalet menjëherë abuzimi, siç e quan ai, në rritjen e çmimit të karburanteve.
Ai shkruan se ukrainasit, të cilët ndodhen në luftë, e blejnë naftën 1 euro/litër, kurse shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
“Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme”, thekson Meta.
Postimi i Ilir Metës:
Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
Në Slloveni 1.75 USD/litër
Në Kroaci 1.65 USD/litër
Në Rumani 1.6 USD/litër
Në Serbi 1.57 USD/litër
Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!