Messi, jo, apo Griezman? Jo, deçiziv te Barca eshte portieri – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Argjentinasi Lionel Messi, Antuan Griezmann apo Luis Suarez? Secili prej tyre duhet të bënte diferencën. Por jo. Lojtari më deçiziv te Barcelona në këtë sezon është Andre Ter-Stegen. Nëse skuadra katalanase kryeson La Liga dhe është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Champions League, merita më e madhe i takon portierit gjerman, vendimtar me pritjet e tij. Një konfirmim për këtë erdhi edhe në sfidën e fundit kundër Slavia Prague, ku kampionët e Spanjës fituan me vështirësi 2-1. Nëse nuk do të ishte Ter-Stegen, ndoshta do të flisnim për një tjetër rezultat. Një detaj i rëndësishëm. Kur portieri është më deçizivi në një skuadër si ajo e Barcelonës, atëherë ka diçka që nuk shkon. Për këtë është e sigurt “El Mundo Deportivo”, e përditëshmja katalunjase shumë pranë dhe gjithmonë e informuar me atë që ndodh në klubin “blaugrana”. Sipas gazetës, përtej rezultateve, shkaqet për paraqitjet larg pritshmërive të Barcelonës duhet të gjenden në dhomat e zhveshjes. Duke qëndruar në lajmin e publikuar që në faqen e parë të saj, atmosfera nuk është aspak e qetë, për shkak të debateve të vazhdueshme mes futbollistëve, transmeton KJ. Lionel Messi mbi të gjithë nuk e ka fshehur pakënaqësinë për performancën e disa prej lojtarëve të afruar së fundmi, që nga ana e tyre nuk i kanë pritur aspak mirë kritikat e kapitenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu