Ka më shumë se dy muaj që nuk e kemi parë në fushën e lojës fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë dhe padyshim njërin prej futbollistëve më të mirë në histori, Leo Messi.
Argjentinasi realizoi për Barcelonën me 7 Mars në fitoren ndaj Sociedadit dhe që nga atëherë nuk ka luajtur fare.
Ai ka pranuar se rikthimi do të jetë i çuditshëm, por se ndoshta Barcelona do të përfitojë nga kjo pauzë.
Në një prononcim për të përditshmen katalunase, “Mundo Deportivo”, “Pleshti” tha se ndoshta nuk do të jenë në nivelin e dëshiruar në momentin që do të rikthehen, por se do ta shohin dhe do të tentojnë më të mirën.
”Ky pushim mund të përfundojë duke na sjellë dobi, por ne do të shohim nëse ata mund të rifillojnë garat dhe nuk do të kemi dyshime, sepse do të kontrollojmë nivelin që kemi ose mund të arrijmë kur të rifillojmë”, tha mes tjerash ai.