Mesazhi prekës prapa golit të yllit të Man Unitedit

0
Gjigandi

Mason Greenwood i Manchester Unitedit ia dedikoi golin ish-bashkëlojtarit të tij, Angel Gomesit, gjatë fitores kundër Brightonit, pasi Gomes dhe Djajtë e Kuq s’arritën t’i zgjidhin problemet dhe ta rinovojnë kontratën e futbollistit. Greenwood dhe Gomes kanë qenë bashkë në Manchester United që nga mosha gjashtëvjeçare.

18-vjeçari Mason Greenwood e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në fitoren me rezultat 3:0 kundër Brightonit. Ai e festoi golin e tij të gjashtë në Premierligë këtë sezon duke e bërë shkronjën A me duart e tij.

Ai e bëri këtë për t’ia dedikuar golin ish-bashkëlojtarit të tij, 19-vjeçarit Angel Gomes, të cilit i skadoi kontrata me klubin anglez pikërisht të martën.

Greenëood e postoi një foto nga postimi dhe e konfirmoi se goli iu dedikua Gomesit, duke shkruar: “Premtimi është premtim”. Gomes u shpreh falënderues dhe shkroi: “S’kam fjalë. Të dua, vëlla. Je lojtar me të vërtetë i veçantë, faleminderit për dedikimin e golit”.

Dedikimi i golit erdhi pasi Gomes do të largohet këtë verë nga Manchester Unitedi si transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij. Lojtari dhe klubi kishin tentuar t’u japin fund mosmarrëveshje dhe të nënshkruajnë kontratë të re për disa muaj, mirëpo kjo gjë s’u arritur dhe tani Gomes do të largohet si transferim i lirë.

RonaTyra

Gomes ishte bashkuar Manchester Unitedit në moshën gjashtëvjeçare dhe ishte ngritur dalëngadalë në akademi deri kur kishte debutuar për ekipin e parë në vitin 2017. Megjithatë, ai i ka bërë vetëm 10 paraqitje gjithsej për ekipin e parë në tre vjetët e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu