Gazetari Mentor Kikia kërkon dënimin e 3 gjyqtarëve që caktuan masën ‘’arrest shtëpie’’ për Abdulselam Turgut, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, i cili rezultoi sot se ishte pjesë e organiztës terroriste ‘’QUDS’’. Kikia e quajti skandaloz faktin që një person i kërkuar në 5 shtete dhe i kapur me 1 ton drogë të nxirret nga burgu. Ai fajëson gjyqtarët Gjin Gjoni, Agron Papajanin dhe Hysni Demirajn si fajtorët kryesorë që nuk garantuan ekstradimin e Turgut drejt Gjermanisë, ku ishte i dënuar. Turgut u la në arrest shtëpie në 2011, por në momentin kur po përgatitej ekstradimi i tij drejt Gjermanisë, ai ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte arratisur jashtë vendit. Sot, Policia e Shtetit deklaroi se Abdulselam Turgut organizonte celulën terroriste ‘’QUDS’’ për të goditur Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në ditën e Novruzit një vit më parë. Mesazhi i Mentor Kikisë: Meqë trafikanti iku, arrestoni gjykatësit. Bëni drejtësi!Nuk reshtëm së bërtituri atë kohë për këtë skandal. Kemi shkruar e folur pa fund për lirimin e trafikantit turk që sot doli një nga anëtarët e celulës terroriste iraniane. Por askush nuk deshi të dëgjojë. Një bandë gjykatësish vazhduan të qetë karrierën e zhvatjes. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një trafikant, që kërkohet në 5 shtete për 1 ton kokainë, të nxirret nga burgu e të sigurohet në arrest shtëpie. E ku, në një vend pa adresë. Di njeri të thotë ku bie shtëpia: Kthesa e Kamzës, kati i 8? Nuk ka asnjë. Ose ka qindra shtëpi që janë në katin e 8 në dhjetra pallate tek Kthesa e Kamzës. Ku janë sot këta gjyqtarë? Përse nuk arrestohen? Gjin Gjoni ka marrë edhe leje lindjeje për të shtyrë vettingun. Reforma thjeshtë disa prej tyre i ka përjashtuar, por po gëzojnë të qetë paratë e trafikantit turk. KLD kryesohej atekohe nga Bamir Topi, President i Republikes dhe Kreshnik Spahiu, nenkryetar. Mund te dine edhe keta ndonje gje.