Dua Lipa publikon “trailerin” e klipit të ri me skena të nxehta

0
Gjigandi

Pas një pritje të gjatë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po rikthehet!

Ajo është në përfundim e sipër të albumit të saj të dytë, teksa kënga e parë nga ky album do të publikohet më 1 nëntor.

Dua ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa imazhe dhe video të nxehta, duke paralajmëruar rikthimin, teksa së fundmi lansoi edhe ‘trailerin’ e këngës së re.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

🖤 DON’T START NOW 🖤 COMING SOON 🖤

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on Oct 23, 2019 at 9:25am PDT

“Don’t start now” mesa duket do të titullohet kënga e saj e re, njëherësh e para nga albumi i dytë që do të publikohet, e që përkthyer në shqip do të thotë “Mos fillo tani”.

Artistja Lipa në videon promovuese të klipit, të ndarë me ndjekësit në Instagram, shfaqet shumë provokuese, veshur me një kostum rozë, ndërsa vë në pah linjat.

RonaTyra

Në të njëjtën kohë, 24-vjeçarja me origjinë nga Kosova zbulon edhe një pjesë të këngës së saj të re, e cila është ritmike dhe ka një tekst mjaft ngacmues.

Këngëtarja do të kujdeset që të vijë me një performancë mjaft provokuese në klip, duke mos hezituar të vë në pah linjat e saj të trupit, transmeton telegraf. “Don’t start now” vjen së shpejti”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e ‘trailerit’ të klipit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu