Lokalet në Shkodër/ Voton Jozefina Topalli: Ja arsyet pse erdha me familjen

0
Gjigandi

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka votuar ditën e sotme për zgjedhjet vendore në Shkodër e shoqëruar nga bashëshorti dhe vajza e tyre, Megi Topalli. Ajo u shpreh se janë tre arsyet pse voton sot bashkë me familjen e saj, pluralizmi, cinizmi i pushtetit qendror dhe një mënyrë për t’i thënë jo braktisjes së vendit.

“Tre janë arsyet për të cilat votoj bashkë me familjen. E para është se është një votë për pluralizmin. E dyta është sepse kjo është edhe një votë kundër cinizmit të pushtetit qendror që ka sjellë zero investime në qytetin e Shkodrës. Është edhe një votë për t’i thënë stop braktisjes së vendit tonë” – deklaroi Topalli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu