Mendon largimin nga Bayerni!

0
Gjigandi

Sven Ulreich po mendon largimin nga Bayern Munich.

Afrimi në skuadër i Alexander Nubel vështirëson edhe më shumë pozitat e 31-vjeçarit te bavarezët, i cili do të duhet të konkurojë pikërisht me talentin e ri për të qënë numri dy i portës së bavarezëve, pas Neuer.

Në një intervistë për mediat gjermane, Ulreich deklaroi se është në pritje të një oferte ku mund të luajë rregullisht në të kundërt ai do të vazhdojë të japë maksimumin për skuadrën e tij.

Portieri është pjesë e Bayernit që nga viti 2015 dhe kontrata e tij skadon në vitin 2021. Një nga ekipet ku Ulreich mund të transferohet gjatë verës është Hertha Berlin që drejtohet nga Bruno Labbadia, i cili e ka stërvitur edhe më parë te Stuttgart.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu