Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala: Jemi të kënaqur me formën e këtyre lojtarëve

0
Gjigandi

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka folur lidhur me gjenden e futbollistëve të kombëtares.

Kosova pritet të grumbullohet në muajin shtator, ose më së largu në tetor, kur pritet të ndeshet me Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, Shala ka bërë me dije se situata në kombëtare është e mirë dhe se po i ndjek me kujdes në çdo ndeshje.

“Tashmë kanë nisur të fillojnë disa prej kampionateve ku luajnë futbollistët e Kosovës dhe me formën e tyre jemi të kënaqur”.

“Sidomos me atë që po tregon Leart Paqarada në Gjermani si dhe Florent Hasani në Hungari”, tha Shala në RTK.

RonaTyra

“Ne komunikojmë dhe kemi komunikuar me të gjithë edhe në pandemi dhe situata është e mirë. Atmosfera është ajo që na karakterizon ne si grup”, tregoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu