Mehmet Bogujevci ka një zor të madh…

0
Gjigandi

Koha e pandemisë ka lënë pasoja të mëdha edhe të disa federatat sportive, sepse disa nuk kanë mundur t’i organizojnë kuvendet e punës dhe disa edhe ato zgjedhore, si bie fjala Federata e Boksit e Kosovës. 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës është Mehmet Bogujevci, i cili ka një zor të madh në aspektin sportiv.

E para, nga 1 tetori i vitit të kaluar federata ka mbetur pa kryetar kur dha dorëheqje Ramadan Selimi.

E dyta, nga ajo kohë nuk kanë mundur të mbajnë kuvendin zgjedhor dhe të gjejnë dhe pasardhësin e Selimit.

E treta, e mira është se e kanë një ushtrues detyre të kryetarit, e ai është Sylejman Voca, një njeri i përkushtuar.

RonaTyra

E katërta, Bogujevci e din se nuk është koha e zgjedhjeve, sepse është kohë e papërshtatshme dhe askush nuk i garanton atij s’e nuk mund infektohet nga virusi korona dikush nga delegatët.

Prandaj, një herë federata e ka ndërmend të vazhdojë kësisoj, por jo edhe pafundësisht sepse zgjedhja e organeve të reja është e domosdoshme dhe sa më shpejt që është e mundur.

Krejt në fund, Bogujevci rrallë e për mall del në federatë, duke u ruajtur nga kjo kohë, nga ky virus por e angazhon të ashtuquajturin “motorin” e federatës, Latif Demolli, që i kryen të gjitha punët.

Bogujevci aktualisht jeton në Bresje të Fushë Kosovës, ndërsa në federatë shkon atëherë kur duhet të zgjidhet ndonjë problem i madh, ndërsa punë teknike i kryejnë të tjerët. Zori më i madh i tij sportiv është më e zgjedhur kryetarin e ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu