Mediat turke e bëjnë punë të kryer çështjen e Muriqit.
Sipas mediave turke sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i cili ka një të shkuar në kampionatin shqiptar me skuadrat e Teutës dhe Besës, do të vazhdojë karrierën në Serie A te Lazio ku do t’iu bashkangjitet shqiptarëve të tjerë drejtorit sportiv Igli Tare dhe portierit Thomas Strakosha.
Mediat turke shkruajnë se bardhekaltrit kanë arritur akordin me futbollistin, ndërkohë që me Fenerbahcen marrëveshja do të arrihet mbi bazën e 20 milionë eurove, 3 prej të cilave do të shkojnë në arkat e ish klubit të Muriqit Rizespor që zotëron ende 15% të kartonit të sulmuesit.
Për 26-vjeçarin i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Fenerbahces, kanë shfaqur interes përveç Lazios edhe klube të tjera ku spikasin Tottenham dhe Leicester në Premier League.