Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu. Rreth orës 5 të mëngjesit të 9 qershorit, tre të burgosur prenë hekurat e qelisë së burgut të Trevisos, duke zbritur jashtë me çarçafë.
Mediat italiane bëjnë me dije se dy prej tyre janë kapur dhe kthyer në burg, ende pa u larguar nga institucioni, ndërsa një prej tyre ja ka dalë të humbasë gjurmët dhe aktualisht është në kërkim nga policia. 27- vjeçari Edison Pula është ende në arrati.
Kush është Edison Pula?
Edison Pula u arrestua shkurtin e kaluar në qendrën tregtare Emisfero di Silea. Ai ishte pjesë e bandës së grabitjes së shtëpive që shënoi 50 goditje mes Trevisos dhe Bellunos dhe është një nga të dyshuarit për grabitjen e naftëtarit Miotto në Mogliano Veneto.
Ai qëndronte në burg me urdhër-arresti europian, për tentativë vrasje, grabitje , posedim lëndësh plasëse dhe krime të tjera lidhur me trafikun e drogës , të gjitha të kryera në Shqipëri.