Atë e bir kanë mbetur të plagosur mesnatën e kaluar në Divjakë, pasi motori me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin.
Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Çermë-Divjakë. Mjeti me dy shtetasit është përplasur fillimisht në asfalt dhe më pas ka dalë nga rruga.
Të lënduar rëndë kanë mbetur 44-vjeçari Leonard Vrapi dhe djali i tij Alesio Vrapi. Mungesa e kaskës mbrojtëse është bërë shkak i plagëve të rënda që kanë marrë.
Sipas të dhënave paraprake nga ekspertët, shpejtësia e lartë me të cilën po drejtonte motorin shoferi ka bërë që të humbasë kontrollin.