Kanye West shihet për herë të parë në publik pas premtimit që i bëri ish-bashkëshortes Kim Kardas…

0
Kanye West shihet për herë të parë në publik pas premtimit që i bëri ish-bashkëshortes Kim Kardas…
Gjigandi

Kanye West është fotografuar në një dalje pak para se të zbulohet se reperi nuk do të performojë më në festivalin muzikor “Coachella”.

Me vetëm një javë para ngjarjes – e cila fillon të premten e ardhshme në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë – reperi u pa duke vizituar një kantier ndërtimi në Beverly Hills.

West, 44 vjeç, u pa të dielën (3 prill) me anëtarët e ekipit të tij ndërsa shihej i shpërqendruar teksa kontrollonte telefonin e tij.

Kjo vjen disa javë pasi atij iu ndalua të perfomonte në “Grammy” për sjelljen e tij në internet dhe sulmet ndaj ish-bashkëshortes Kim Kardashian dhe të dashurit të saj Pete Davidson, shkruan

RonaTyra

Reperi thuhet se gjithashtu ka marrë vetë vendimin që të largohet nga “Coachella”.

Travis Scott u tha se do të shfaqej me Kanye – i cili ka ndryshuar emrin në Ye – dhe gjithashtu nuk do të performojë më në festival, raporton

TMZ.

Scott ishte cilësuar si kryefjala e festivalit 2020 përpara se të anulohej për shkak të COVID-19.

Më pas ai u rezervua sërish për vitin 2022, por organizatorët i hoqën këto plane pas tragjedisë së koncertit të tij në Astroworld që la të vdekur 10 persona.

Mbetet e paqartë saktësisht pse Ye është tërhequr nga shfaqja në minutën e fundit, por kjo vjen pas disa muajsh sjellje shqetësuese në internet nga interpretuesi.

Një burim ka pohuar për Variety se West nuk kishte bërë prova apo përgatitur për paraqitjen.

Vetëm muajin e kaluar, reperi u pezullua përkohësisht nga Instagrami pasi sulmoi ish-gruan e tij Kim dhe të dashurin e saj Pete, online.

Një zëdhënës i Metës, kompanisë që zotëron platformën e mediave sociale, tha për

TMZ

në atë kohë se postimet e reperit shkelnin politikat e tyre për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe bullizmin.

Reperi gjithashtu ka vënë në shënjestër drejtuesin e ‘talk show’-t, Trevor Noah, i cili peshoi mbi grindjen e Kanye në episodin e fundit të

“The Daily Show

“, duke paralajmëruar se lufta në internet midis ish-çiftit mund të bëhej e dhunshme dhe ishte ‘e tmerrshme për t’u parë’.

Si kundërpërgjigje ndaj Noah, West postoi një foto të prezantuesit dhe përdori shprehje raciste.

Ndërkohë, Kanye ndonëse nuk u shfaq në “Grammy” ai u shpërblye me dy çmime për këngët nga albumi “Donda”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu