Ndërtuesit në parcelën private të këngëtarit Ed Sheeran kanë skalitur emrat e tyre në çimento.
Danny, John, Paul dhe Garry nënshkruan punën e tyre në datën simetrike, 22.02.22, shkruan
The Sun
.
Shenjat e tyre të mëdha janë të dukshme në anën e kullës së papërfunduar në pronën e tij pranë Framlingham, Suffolk.
Foto: The Sun
Ylli i “Shape of You”, Ed, 31 vjeç, mori miratimin muajin e kaluar për të realizuar një kriptë varrimi në parcelën e tij – pavarësisht kundërshtimit nga vendasit.
Vendi i adhurimit të Edit do të ketë një çati plumbi, mure stralli dhe dritare me xham me njolla.
Foto: The Sun
Por është ende një kantier ndërtimi për momentin, me skela që rrethojnë kullën.
Ed jeton në pronën e tij prej 16 hektarësh me gruan Cherry Seaborn, 29 vjeçe, dhe vajzën e tyre njëvjeçare Lyra.
Foto: The Sun
Prona është quajtur “Sheeranville” dhe përbëhet nga një shtëpi kryesore – plus tre të tjera – një pijetore, pemishte frutash dhe studio regjistrimi plus një pellg të kafshëve të egra.
Ed i cili ka të hyra vjetore në vlerë 220 milionë funte, ka shpenzuar tre milionë funte për rinovimin e “mini fshatit” të tij.
/abc24.al/
Foto: The Sun