“Më dolën përpara dhe .”- I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e djalit të efektivit!

0
“Më dolën përpara dhe .”- I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e djalit të efektivit!
Gjigandi

Djali i një efektivi policie, Orlando Paplekaj i ka shpëtuar një atentati gjatë ditës së sotme në Shijak.

Ai po udhëtonte me kamionçinë duke transportuar bombola gazi, kur në drejtim të tij është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Për fat të mirë, shënjestra i ka shpëtuar plumbave. Gjatë dëshmisë së parë në polici, ai ka deklaruar: “Më dolën përpara dhe qëlluan në drejtim të kamionçinës.”

Korrespondenti i Panorama.al, raporton se kamionçinën nuk e ka kapur asnjë plumb ndërsa në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja.

Orlando Paplekaj tha gjatë dëshmisë së s’ka probleme me asnjë njeri dhe prej 1 muaji ka nisur punën tek një kompani për shpërndarjen e bombolave të gazit në institucione dhe biznese të ndryshme.

RonaTyra

“Nuk kam probleme me asnjë person. Unë prej një muaji kam nis pune te kompania dhe shpërndaje bombola oksigjeni neper institucione te ndryshme dhe biznese. Skam lidhje me njerëzit, as me pagesa, asgjë. As probleme personale apo familjare nuk kam”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu