Lulzim Basha tregon pse ka ndryshuar stilin e veshjes, çfarë ka ndodhur me kreun e PD-së

0
Gjigandi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, muajt e fundit është shfaqur ndryshe gjatë takimeve që ka pasur me qytetarët e shumtë. Me video-selfie e veshje sportive duke iu larguar kostumeve serioze, kreu i demokratëve ka dalë nëpër rrugë për të dëgjuar problemet e njerëzve të ndryshëm.

Ky detaj nuk ka kaluar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” pa u vënë re nga analisti Arian Curi, i cili ia shprehu përballë kryeopozitarit se ndryshimi i stilit të tij ka ardhur paksa i papritur për të pasi nuk e ka parashikuar.

Ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike tha se “Kam kaluar shumë kohë në zyrë dhe tani duhet të jem në terren”.

Çfarë ka ndodhur me ju që keni ndryshuar stil komplet?

Lulzim Basha: Pse kam filluar ta mbaj drejt se thonin e mban shtrembur?

RonaTyra

Ke filluar ta mbash njëherë se nuk e mbaje fare. Ke qenë më formal.

Lulzim Basha: E vërtetë është…Po kthehem tek vetja mesa duket.

Pse kjo ka qenë vetja juaj që e keni fshehur?

Lulzim Basha: Pse ti mendon që unë gjithë jetën time kam qenë me kostume, me kollare?

Jo me kostume me kollare, por unë dhe Çani kemi bërë gjithë diskutime për normalitetin tuaj pak si më të tepërt se ç’duhet. Pjesa që njerëzit këtu e pëlqejnë që një lider politik të jetë pak më sportiv, pak më informal, pak më të shkathët. Edhe arrogant pse jo. Dilema ime ishte…

Lulzim Basha: Jo unë nuk jam arrogant. Është gjë tjetër të jesh i vendosur dhe besoj se provat i kemi dhënë.

Çfarë ka ndodhur zoti Basha, ju kanë këshilluar për këtë gjë që keni ndryshuar stil. Është një gjë që ne nuk e kemi parashikuar për shembull.

Arian Çani: Pse nuk e tregoni kompaninë izraelite që qëndron pas jush dhe ju këshillon mediatikisht.

Lulzim Basha: Sa më kënaq, fillove të diskutosh me hallin më të madh që është ekonomia dhe e përfundove se pse vishesh kështu. Po ta kënaq pyetjen me një përgjigje. Tani ka dy mënyra për t’ju përgjigjur kësaj.

Njëra mënyrë është për të vazhduar me misticizmin, për të treguar që kjo është pjesë e një marketimi me një bosht anglo amerikano profesionsito që nuk thuhet, të pompuar nga rrjete të fuqishme që po investohen në mënyrë të jashtëzakonshme për figurën e Lulzim Bashës për ta projektuar atë jo vetëm si lider të Shqipërisë, por mundësisht edhe të Ballkani dhe në perspektivë që të jetë edhe global. Ndërsa tjetra është fare e thjeshtë miqtë e mi dhe unë kur ka qenë e thjeshtë e kam thënë ashtu siç është: Kur është vapë unë heq xhaketën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu