‘Më dhanë kokainë në… ’, zbardhet dëshmia rrënqethëse e 17- vjeçares: Më detyronin të shkoja me ta, më kanë…

0
Gjigandi

Është zbardhur dëshmia e 17-vjecares së abuzuar s*ksualisht në Fushë-Krujë. Vajza para grupit hetimor ka thënë se është abuzuar që 16-vjeçe ndërsa shpesh here është dhunuar fizikisht nga abuzuesit.

E reja ka thënë gjithashtu se është shfrytëzuar si prostitutë për gati 8 muaj. “Më kanë dhënë të pij edhe kokainë, kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi pasi shfrytëzonin faktin që babi im ndodhet në burg, shpesh herë më kërcënonin më.

Më jepnin drogëra të forta dhe më detyronin të shkoja me ta, kam qëndruar 3 muaj në Vlorë në një qëndër rehabilitimi”, është shprehur e reja para grupit hetimor.

Gjatë ditës së djeshme katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzonin s*ksualisht një 17-vjeçare.

RonaTyra

“Në kudër të operacionit “Nikla” u arrestuan shtetasit E. C. (Ç)., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali, L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre”, sqaron policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu