Me aktivitete të shumta u shënua 5 qershori 2022 Dita Ndërkombëtare e Mjedisit

0
Me aktivitete të shumta u shënua 5 qershori 2022 Dita Ndërkombëtare e Mjedisit
Gjigandi

Sot më 5 qershor 2022 në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit MMPHI në bashkëpunim me FSK, Komunën e Prishtines realizuan aktivitetin e paraparë nga Këshilli Organizativ i MMPHI-së për pastrim në hyrje -dalje të autostradës Trudë pjesa veriore e Prishtinës. Duke konsideruar vëllimin e kësaj deponie të egër sot filloi largimi i mbeturinave ku u larguan 10 kamion me mbeturina (100m3  mbeturina me mbetje inerte) ku do të vazhdohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës largimi i tërsishëm i kësaj deponie dhe rivitalizimi i saj, kthim në hapsirë të gjelbruar por edhe me vendosjen e kamerave për moniturim në mënyrë që kjo mos të kthehet në gjendje të mëparshme.

Gjithashtu sipas agjendes për shënimin e 5 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit”,  MMPHI në bashkë organizim me OJQ INDEP, KSDW,  Pamkos dhe shoqërinë civile u mabjten aktivitete në platon e Sheshit “Zahir Pajaziti” , në Prishtinë si :

Zëvendësimi i qeseve të plastikës me çanta të biodegradueshme dhe Debati i të rinjve në natyrë: “Promovimi i mbrojtjes së natyrës dhe zonave të mbrojtura”. ​

Janë mbajtur aktivitete pastrimi nga 7 Kompanitë Regjionale të Mbeturinave  -KRM-të dhe Ndërmarrjet Publike Lokale -NLP- muaji i mjedisit në koordinim me PAMKOS aktivitete këto të cilat do të vazhdojnë përgjatë muajit qershor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu